Hailey Baldwin ka mësuar mjaft shumë në martesën e saj me yllin e muzikës pop, Justin Bieber.
Në kopertinën e muajit tetor të ‘Vogue Australia 2019’, modelja 22-vjeçare, e cila sapo festoi përvjetorin e parë të martesës me Bieber, ka folur për marrëdhënien me muzikantin, duke treguar se si ia bëjnë që lidhja të funksionojë.
E pyetur nëse ajo ende besonte se ‘martesa është e vështirë’, Baldwin tha se ajo besonte se të gjitha ‘marrëdhëniet e mira’ kërkojnë përpjekje.
“Shikoni, martesa gjithmonë do të jetë e vështirë dhe unë mendoj se marrëdhëniet e mira janë marrëdhëniet në të cilat ju vendosni punën”.
“Në mënyrë të veçantë, unë thashë kishte shumë gjëra të reja. Unë kurrë nuk kisha jetuar me dikë më parë. Asnjëherë nuk kam pasur nevojë të bashkëjetoj me dikë në atë mënyrë, kështu që mësoja se si të ndaja hapësirë me dikë për herë të parë”, shpjegoi ajo, duke shtuar se procesi ishte bërë më i vështirë sepse “një milion njerëz që kishin një milion mendime”, ishin duke i parë ata.
Këto ditë, megjithatë, gjërat janë “më të lehta” për çiftin.
“Ne kemi gjetur një ritëm. Ne argëtohemi më shumë së bashku, kjo është ajo që duhet të ndodhë kur të kaloni më shumë kohë me dikë që e doni”, tha Baldwin, duke shtuar se mësimi nr. 1 që ajo ka mësuar nga viti i kaluar është vlera e kompromisit.
“Nëse nuk doni të bëni kompromis nuk mund të jeni në një marrëdhënie”.
Një faktor tjetër që luan një rol të rëndësishëm në marrëdhënien e çiftit, është edhe besimi i tyre i përbashkët. “Kur të dy besoni në të njëjtën gjë, kjo e lehtëson konfliktin”.
Ndërsa festuan vitin e parë të martesës të premten, Baldwin ndau një seri imazhesh të adhurueshme të çiftit, duke përfshirë një nga dhuratat e saj nga Bieber, e cila e ka përshkruar martesën si “periudhën më të mirë të jetës time”.
Për të shënuar përvjetorin e tyre, dyshja do të kenë një ceremoni të dytë fetare më vonë këtë muaj, ka thënë një burim për People.
“Justin dhe Hailey po zhvillojnë një ceremoni martese dhe feste në shtator. Meqë ata kishin vetëm një ceremoni civile, është shumë e rëndësishme për ta që të zhvillojnë një ceremoni fetare”, tha burimi.
“Ata gjithmonë planifikuan të kishin një të tillë”. /Telegrafi/