Telegrafi

Hailey dhe Justin Bieber vijnë me imazhe të mrekullueshme së bashku

Justin dhe Hailey Bieber Foto: Instagram

Justin dhe Hailey Bieber, janë çifti më i njohur anembanë botës.

Që të dy mbajnë të azhurnuar fansat në rrjete sociale, duke u ofruar informacione të shumta nga jeta e tyre, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja ndërkohë në Instagram, ka publikuar imazhe të mrekullueshme, ku shihet afër bashkëshortit.

“Urime Ditën e te Dashuruarve”, ka shkruar modelja krahas imazhit të publikuar.

Ajo përndryshe shpërndau një album, ku në të ishin momentet më të lumtura të çiftit të shumëpërfolur.

Aludime për dyshen kanë qenë në rrjet, pasi thuhej se ata do të bëhen prindër, të cilat i hodhi poshtë Hailey. /Telegrafi/