Telegrafi

Hailey Bieber zhveshet në të brendshme për kostumin e Halloween-it si Carmen Electra

Hailey Bieber postoi në Instagram të dielën për të ndarë foto të kostumit të saj seksi të Halloween-it të frymëzuar nga filmi “Scary Movie”.

Modelja, 26 vjeçe, u zhvesh vetëm me të brendshmet e saj të bardha për të portretizuar Carmen Electra në skenën ikonike të hapjes nga filmi origjinal i komedisë horror i vitit 2000.

Në serinë e fotove, ajo veshi vetëm sytjena me dantella, të bashkuara me të brendshmet dhe atletet “Converse” ndërsa pozonte në rrugën e spërkatësve të ujit në lëndinë, shkruan DailyMail.

E frymëzuar nga skena e famshme, ajo ndau edhe një foto të sajën e veshur si aktorja në film, me një triko të bardhë dhe duke përdorur një telefon, fiks për të thirrur për ndihmë para se të përballet nga rreziku.

Themeluesja e “Rhode Skin”, e cila dukej shumë seksi, gjithashtu pozoi për foto me dikë me një kostum si “Ghostface” duke e sulmuar atë.

Për foton e saj të kopertinës, ajo i hoqi flokët e lagura njësoj si Electra në skenën ku luante një vajzë të çuditshme, të cilës i hiqen rrobat nga thika e vrasësit.

Pas një sekuence seksi uji ndërsa po ndiqej nga “Ghostface”, ajo goditet me thikë, por shpëtohet nga implanti i saj i gjoksit. /Telegrafi/