Njerëzit e famshëm ndryshojnë ngjyrën e flokëve kaq shpesh këto ditë, është çudi që kanë kohë për ndonjë gjë tjetër.
Por, cili është trendi më i përhapur i këtij viti? Ngjyra bionde me mjaltë.
Kim Kardashian mund të ketë eksperimentuar me një paruke me onde, bjonde me mjaltë në fillim të vitit, por Kendall Jenner vodhi pamjen e Kylie me ondet e saj të reja të theksuara, me po të njëjtën ngjyrë.
Por, asgjë nga këto nuk ka rëndësi kur vetë dukesha, Kate Middleton, u bë bionde gjatë verës.
Hailey Bieber ka qenë një bionde e ftohtë për një kohë të gjatë tani. Epo, ajo ka eksperimentuar pak për vjeshtën, falë stilisteve të famshme Priscilla Valles dhe Cassondra Kaeding.
Priscilla postoi një foto të bukur të Hailey jashtë, ndërsa flokët e saj shpupuriten pak nga era dhe shkroi: “Përshëndetje mjaltë”. /Telegrafi/