Telegrafi

Hailey Bieber uron bashkëshortin Justin Bieber për ditëlindjen e 30-të, teksa shpërndan disa fotografi të mrekullueshme

Hailey Bieber festoi ditëlindjen e 30-të të bashkëshortit Justin Bieber me një postim të ëmbël në Instagram, pasi babai i saj së fundmi ngjalli shqetësim për gjendjen e martesës së tyre.

Modelja, 27 vjeçe, doli në rrjetet sociale të premten duke ndarë një sëri fotografish të adhurueshme të çiftit, duke përfshirë një fotografi nga dasma e tyre e vitit 2018.

“30!!!!!!!????!!!????!!!!! Kjo ishte e shpejtë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë kurrë bukurinë e asaj që jeni. Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, për jetën”, shkroi ajo në mbishkrim, shkruan DailyMail.

Në fotografinë e dasmës Hailey është nusja perfekte teksa puth Justin ndërsa ai e përqafon.

Më herët të premten u raportua se Hailey thuhet se është e mërzitur me babain e saj Stephen Baldwin, 57 vjeç, pasi ai u kërkoi fansave të ‘thonin pak lutje’ për të dhe Justin.

Hailey e nisi postimin e ditëlindjes me një klip të ëmbël bardh e zi të saj dhe Justin duke u puthur. /Telegrafi/