Telegrafi

Hailey Bieber u jep fund thashethemeve se Justin nuk e trajton mirë: Ai më bën të ndihem e veçantë çdo ditë

Foto: Justin dhe Hailey Bieber/Met Gala

Hailey Bieber ka shuar thashethemet e vazhdueshme në lidhje me martesën e saj me yllin e popit, Justin Bieber dhe trajtimin e tij ndaj saj gjatë viteve.

Gjatë një bisede me Demi Lovato në podkastin e tyre “4D With Demi Lovato”, modelja 24-vjeçare hodhi poshtë akuzat e ngritura kundër Justin, së bashku me përshkrimet e marrëdhënies së tyre, shkruan DailyMail.

“Unë mendoj se një nga gjërat më të mëdha është që ju duhet të dini se cila është e vërteta pas gjithçkaje. E dini, ka kaq shumë rrëfime që sillen rreth meje, rreth tij, rreth nesh së bashku”, filloi Hailey.

Foto: 4D With Demi Lovato

Hailey pastaj tregon se disa njerëz mendojnë se Justin nuk është një burrë i mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hailey Bieber

“Ekziston një tregim i madh i cili thotë se Justin nuk është i mirë me të dhe se ai e keqtrajton atë, dhe kjo është aq larg nga e vërteta, dhe është plotësisht e kundërta”, tha modelja.

Foto: 4D With Demi Lovato

“Unë jam me të vërtetë me fat që them se jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm ndaj meje, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë. Pra, kur shoh të kundërtën e kësaj, unë jam thjesht, “Huh?” Të gjithë ata që na njohin personalisht do të thoshin të njëjtën gjë”, vazhdoi tutje Hailey.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Hailey ia atribuoi Justinit atë që shpesh i kujton asaj për të vërtetën e një situate të veçantë, e cila mund të jetë e vështirë kur bëhet fjalë për çiftet e famshme.

“Unë mendoj se Justin bën një punë shumë të mirë duke më kujtuar sepse kam ditët e mia të vështira kur them,” Kjo është shumë dhe të gjitha gjërat që njerëzit thonë, nuk mund t’i përballoj sot” tha ajo.

“Ai vjen e më thotë po, e vërteta është kjo, e vërteta është se ju jeni mirë dhe jeni e sigurt dhe jeni të dashur dhe të gjithë miqtë tuaj ju duan dhe familja juaj ju do dhe unë të dua”, tregoi ajo në lidhje me mbështetjen që merr nga Justin.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Pas bisedës së tyre, Lovato postoi në Instagram një nga citatet që Hailey ndau në shou, e cila me sa duket i bëri përshtypje edhe 29-vjeçares.

Kujtojmë që Hailey dhe Justin u martuan në vitin 2018 në një ceremoni në New York./Telegrafi/