Telegrafi

Hailey Bieber tregon lëkurën e pastër pa makijazh

Hailey Bieber Foto: Daily Mail

Modelja e njohur, Hailey Bieber, është ndër më të popullarizuarat në botën e modelingut.

Ajo shpesh mban të azhurnuar 34.1 milionë ndjekësit e saj, të cilët e mbështesin vazhdimisht, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja ka ndarë disa pamje nga rutina e saj që aplikon krem hidratues në fytyrë.

Ajo demonstroi se si e fërkon tek faqet, balli dhe në pjesë të tjera të fytyrës, që e kishte tejet të pastër.

Çka mori më shumë vëmendje ishte pamja e saj pa makijazh, që u komentua më pas në rrjet.

Aksesorët assesi nuk munguan në këtë paraqitje, duke vënë kështu vathë dhe një qafore.

Për Hailey është aluduar edhe se është në pritje të një fëmije, spekulime të cilat i ka hedhur poshtë. /Telegrafi/