Telegrafi

Hailey Bieber thuhet se është bërë nënë për herë të parë

Hailey Bieber

Hailey Bieber ka lënë të kuptohet se ajo mund të ketë sjellë tashmë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber.

Vajza e Stephen Baldwin ndau një postim të dyshimtë në Instagram të dielën, teksa promovonte markën e saj të bukurisë, Rhode Skin.

Hailey, e cila pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me Justin, ripostoi duke thënë “Përshëndetje” në Toronto, Kanada.

Hailey Bieber

Modelja e ‘Rhode Booth’ ka qenë në turneun e saj veror, duke u shfaqur së fundmi në Palm Springs, Los Angeles, Miami, Londër dhe Ibiza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hailey Bieber

Së shpejti do të marrë rrugën për në Toronto më 20 gusht, ku Hailey paralajmëroi një surprizë.

Justin dhe Hailey Bieber

27-vjeçarja shtoi tekst mbi postimin e Rhode, duke lënë të kuptohet se ajo mund të ketë sjellë fëmijën e parë.

“Kemi një surprizë”, ka shkruar Hailey krahas emoji-ve.

Foto: Screenshot/Instagram

Hailey dhe këngëtari i “Yummy”, 30 vjeç, njoftuan në fillim të majit se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ata gjithashtu zbuluan se Hailey ishte gjashtë muajshe, duke aluduar për datën e lindjes në fillim të muajit gusht. /Telegrafi/