Hailey Bieber e pranon se nuk është më “e afërt” me familjen e saj të famshme.
Modelja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, Justin Bieber, shpjegoi në një intervistë se po ecën përpara në krijimin e familjes së re, në vend që të fokusohet në të kaluarën e saj, që përfshin babanë e saj, Stephen Baldwin, motrën, Alaia Baldwin dhe xhaxhain Alec Baldwin, shkruan Page Six.
“Unë nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë pikë të jetës sime, sepse ndihem sikur jam shumë e pavarur. Kam individin tim dhe kam ndërtuar familjen time”, tha 27-vjeçarja për revistën W.
“Por, kur shikoj prapa në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të bukura”, shtoi ajo.
Pavarësisht se vjen nga një familje e famshme, Hailey pohoi se gëzoi një “fëmijëri mjaft normale”. /Telegrafi/