Telegrafi

Hailey Bieber do të lansoj një markë bukurie

Marka e shumë pritur e bukurisë së Hailey Bieber më në fund duket se është në rrugën e saj, pasi modelja tanimë është e famshmja e fundit që lë të kuptohet se do të hyjë në botën e bukurisë dhe shëndetit.

Sipas raporteve nga TMZ, Bieber sapo nënshkroi dokumente ligjore që kërkonin të drejtat për “Rhode”, emrin e mesëm të modeles dhe gjithashtu emrin e markës së saj të ardhshme të bukurisë.

Edhe pse Bieber nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar rreth Rhode, marka e re e bukurisë tashmë duket të ketë llogarinë e vet në Instagram.

Nuk ka ende postime, por Instagrami i markës Rhode tashmë ka grumbulluar afro 15 mijë ndjekës. Viti 2021 është gjithashtu në përshkrim të profilit, duke lënë të kuptohet se marka mund të nisë së shpejti.

Ajo tashmë ka nisur një koleksion të grimit nën markën australiane të grimit ModelCo dhe ka shërbyer si ambasadore për L’Oréal. /Telegrafi/