Site icon Telegrafi

Hailey Bieber shkëlqen në koleksionin e ri të Beyonce

Hailey Bieber tashmë është bërë pjesë e një tjetër projekti për modeling.

Modelja e njohur tashmë po reklamon linjën e veshjeve të Beyonce, ndërsa po lanson rroba për dimër, shkruan Daily Mail.

Derisa Beyonce lansoi koleksionin e tretë të Ivy Park, në të u pa edhe Hailey, e cila mori vëmendje të madhe.

Bukuroshja brune shihej duke pozuar e shtrirë në tokë, derisa shkëlqente me paraqitjen.

Fustani i shkurtër blu bënte që asaj t’i theksoheshin tiparet trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.

Në kokë kishte vënë një kapele, ndërsa këpucët sportive bën që ajo të duket më modeste.

Theksojmë se ajo ka bërë të ditur se është duke u trajtuar nga një terapist, pas bullizmit që po i bëhet në rrjet. /Telegrafi/

Exit mobile version