Hailey Bieber u shfaq elegante me një minifustan të bardhë, teksa dilte nga hoteli i saj gjatë Javës së Modës në Paris, duke lënë pas dramat dhe thashethemet për martesën e saj me Justin Bieber.
Modelja 28-vjeçare kombinoi veshjen me aksesorë të rafinuar, përfshirë një palë syze stil dhe vathë të mëdhenj.
Ajo çfarë ra në sy ishte se ajo mbante me vete një çantë të zbukuruar me diamante, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, shqetësimet e fansave për marrëdhënien e çiftit u shtuan pas një postimi të Justin-it, ku ai theksoi se nuk ka asgjë për të vërtetuar dhe nuk i detyrohet askujt asgjë.
Ai shkaktoi reagime edhe kur u pa duke pirë duhan nga një bong, ndërsa përfaqësuesit e tij mohuan zërat për përdorim të substancave të forta.
Ndërkohë, Hailey është fokusuar në karrierën e saj, duke punuar intensivisht për markën e saj dhe projekte të reja.
Sipas një burimi, ajo është një planifikuese e talentuar me ambicie për të ndërtuar një perandori biznesi, ndërsa Justin preferon një stil jetese më të qetë me miqtë e tij. /Telegrafi/