Ajo ka pasur një javë të suksesshme pasi ishte në kopertinat e dy botimeve ndërkombëtare – Vogue Paris dhe GQ Korea.
Dhe Hailey Bieber dukej e mrekullueshme ndërsa shijoi një darkë festive në Giorgio Baldi në Santa Monica, shkruan Daily Mail.
Bashkëshortja e Justin Bieber u shfaq me një veshje të zezë, e cila ishte kryesisht prej lëkure.
Hailey zgjodhi një bluzë të vogël të prerë dhe një kombinim pantallonash me bel të lartë që nxirrte në pah fizikun e saj.
Modelja kombinoi dukjen e saj me taka të zeza, një xhaketë dhe rrathë argjendi të deklaruar.
Flokët Hailey i stiloi lar kokës, duke i shtuar kështu edhe një makijazh shkëlqyes që mori vëmendjen e gjithë audiencës. /Telegrafi/