Modelja e njohur, Hailey Bieber, kohëve të fundit shpesh është parë duke shëtitur.
Kësaj radha ajo u shfaq në Malibu, derisa e gjithë vëmendja e audiencës ishte tek ajo, shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja kësaj radhe ishte e veshur e gjitha në të zeza, derisa maska mbrojtëse që mbante ishte portokalli.
Aksesorët nuk munguan për këtë paraqitje, derisa u pa me një qafore dhe vathë që shkëlqenin tejet shumë.
Gjithmonë çdo dalje e saj komentohet për të mirë, pasi modelja mundohet që të kurojë secilin detaj në dukje.
Së fundmi ajo ka qenë edhe figura e disa magazinave, përfshirë edhe modele në linjën e re të veshjeve të ‘Ivy Park’ nga Beyonce. /Telegrafi/