Duke lëvizur nëpër Instagram do të vini re se filtrat – nga zbutësit e fytyrës tek formuesit e fytyrës që imitojnë operacionet – po bëhen më pak të njohura. Shumë më pak popullore.
Shumë njerëz të famshëm kanë postuar selfie pa grim për vite me radhë – ne kemi parë fytyrat e shkëlqyera të të gjithëve, nga Lady Gaga, Jlo, Victoria Beckham, Kylie Jenner së fundmi dhe më gjerë.
Pra trendi i ri që shfaqet duket të jetë heqja e filtrave, jo grimi.
Në fillim të këtij muaji Lizzo hodhi një video në të cilën largon filtrin dhe afron fokusin në grimin e saj – me sa duket me qëllim – duke shfaqur strukturën e saj natyrale, të vërtetë të lëkurës. Dhe këtë javë, Kylie Jenner gjithashtu ndau një fotografi të saj, pa filtër.
Hailey Bieber gjithashtu u bashkua me një sërë personazhesh të famshëm që konfirmojnë se filtrat e Instagram po ikin … duke lënë hapësirë për shfaqje të strukturës reale të lëkurës – poret, puçrrat dhe të gjitha.
Në postimin e saj të fundit, lëkura e vërtetë e Hailey është qartë e dukshme – dhe është kaq bukur të kujtojmë se edhe modelet me të famshme në botë kanë poret dhe strukturën natyrale.
Hailey ka ndarë në të kaluarën foto pa grim, dhe ka qenë e hapur në lidhje me luftimet e saj për kujdesin e lëkurës dhe ka ndarë një ton hilesh, nga larja në ujë deti deri në rafinimin e regjimit perfekt të kujdesit për lëkurën. /Telegrafi/