Në këtë pikë, përmbajtja pa grim e Hailey Bieber në Instagram meriton çmim më vete. Përkundër vuajtjeve me probleme të lëkurës në të kaluarën, ajo është shumë e sigurt për të treguar pamjen e saj të vërtetë të përditshme, prapa ekipeve të bukurisë dhe stilistëve.
Pavarësisht nëse ajo poston fotografi të papërpunuara ose tregon strukturën e saj të vërtetë të lëkurës, ne jemi mirënjohës për motivimin e dhënë nga ajo që ta duam vetën edhe në formën natyrale.
Për më tepër, kontributet e saj në regjimet tona personale të kujdesit të lëkurës janë gjithashtu të pafunda, dhe për këtë, Hailey meriton mirënjohje të mëtejshme. Ajo solli në vëmendjen tonë faktin se uji i detit mund të ndihmojë në problemet e kujdesit të lëkurës, dhe ajo rregullisht na azhurnon me rutinat e saj të pastrimit të akneve për lëkurën.
Dhe momenti më i fundit i rëndësishëm i lëkurës i Hailey vjen në formën e një lëvizje klasike Hailey – fotografi pa grim, me flokë të lagur. Pas një pushimi me Justin, Hailey ndau disa fotografi pushimesh me titull “Grumbull i shpejtë fotografish nga java e bukur e kaluar”.
Ajo duket thjesht e mahnitshme, teksa komentet pozitive për pamjen e saj nuk munguan, duke përfshirë edhe komplimente nga emra të njohur. /Telegrafi/