Telegrafi

Hailey Bieber përdor këtë truk për të rritur vetullat e saj

Foto: GettyImages

Hailey Bieber mund të jetë një ikonë bukurie plotësisht moderne, por disa nga sugjerimet dhe truket e saj më të mira janë të modës së vjetër.

Shumë yje mund të mbështesin një listë të trajtimeve të teknologjisë së lartë ose ritualeve ekstreme të bukurisë në të cilat janë të lumtur, por Bieber po i qëndron besnike metodave më natyrale.

Ylli zbuloi se vetullat e saj natyrale i arrin me aplikimin e vajit të ricinit: një metodë e njohur para disa kohësh.

“Kur isha adoleshente, i heqja vetullat vërtet keq. Kam kaluar atë fazë ku mendoja se një vetull e hollë ishte e bukur”, tha ajo.

“Kështu që pasi e kalova atë fazë, i lashë të rriten më të trasha dhe në të vërtetë nuk kishin një formë, unë fillova ngadalë t’i bëja ato të formuara. Unë mendoj se vaji i ricinit i ndihmon ato të rriten. Kur po përpiqesha t’i bëja të rriteshin përsëri, u vura vaj ricini çdo natë”, përfundon modelja. /Telegrafi/