Telegrafi

Hailey Bieber me paraqitje plot elegance derisa pozoi me çantat ‘Versace La Medusa’

Ajo ka pozuar së bashku me shoqen e saj, Kendall Jenner, për kampanjën pranverë/verë, të markës së njohur Versace.

Dhe Hailey Bieber tashmë ka sjellë edhe disa imazhe të tjera, për të joshur 33.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja u pa me një veshje glamuroze, ndërsa përmes telefonit merrte poza atraktive para pasqyrës.

Hailey u shfaq me një veshje me ngjyrë të zezë, teksa mini-fundi i shfaqte modeles këmbët e tonifikuara.

Në dorë modelja mbante çantën e linjës më të re të ‘Versace La Medusa’, për të cilën pozoi ditë më parë.

Aksesori i njëjtë i linjës arrin shumën prej 1.700 dollarë, kurse ato me dizajne më të veçanta shkojnë deri në 2.300 dollarë.

Hailey përndryshe gjatë muajit të kaluar kishte pozuar edhe për një brend italian, ndërsa ka mahnitur audiencën e gjerë. /Telegrafi/