Telegrafi

Hailey Bieber modelon linjën e re të nusërisë së “Victoria’s Secret”, mes thashethemeve për një ndarje mes saj dhe Justin Bieber

Hailey Bieber i është bashkuar radhës së modeleve me emra të mëdhenj që kanë punuar për “Victoria’s Secret”.

Themeluesja e “Rhode Beauty”, 27vjeçe, modeloi për ‘Bridal Shop’ të markës së rihapur në fotografitë e postuara në faqen e saj në Instagram të mërkurën.

Në një pamje, vajza e aktorit Stephen Baldwin kishte veshur një mantel të bardhë të shkurtë, ndërsa flokët e saj brune ishin të stiluara me një pjesë anësore dhe volum të madh, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi buzëqeshjen e saj në një tjetër fotografi ku mbante një filxhan kafeje të bardhë.

Hailey modeloi gjithashtu edhe një set sytjenash dhe pantallonash.

Një pamje tjetër shfaqte gjoksin dhe anët e të brendshmeve që dilnin nga xhinset e saj të zbërthyera, ndërsa ajo dukej shumë e lezetshme me një palë syze dielli që ajo është parë shpesh duke i mbajtur.

Hailey është e martuar me Justin Bieber, 30 vjeç, që nga viti 2018, por çifti më parë i bashkuar nuk janë parë shumë bashkë gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/