Site icon Telegrafi

Hailey Bieber mbështet Gigi Hadid në hapjen e dyqanit “Guest In Residence”

Hailey Bieber tregoi mbështetjen për shoqen e saj të ngushtë, Gigi Hadid, në hapjen e dyqanit “Guest In Residence” në Los Angeles, e cila shënoi paraqitjen e saj të parë në një event që pas lindjes së djalit, Jack Blues, në gusht.

E veshur me një ansambël elegant me një pallto-fund të kuq kadife, Hailey theksoi bukurinë e saj me grim të lehtë dhe flokë të lëmuar, ndërsa kompletoi pamjen me taka dhe çorape të zeza.

Gigi, nga ana tjetër, i dha një prekje festive eventit me një pulovër me motive Krishtlindjesh dhe një minifund, shkruan DailyMail.

Dyqani i ri shënon zgjerimin e markës së kashmirit të Gigit, e cila debutoi në New York në 2022.
Ky ishte një moment i rrallë publik për Hailey, e cila zakonisht ruan privatësinë e familjes së saj.

Vetëm një javë më parë, ajo ndau një fotografi familjare me Justin-in dhe djalin e tyre, pa zbuluar fytyrën e foshnjës.

Në muajin nëntor, Hailey festoi jo vetëm Ditën e Falënderimeve, por edhe 28-vjetorin e saj me një darkë luksoze, duke shkëlqyer me një ansambël të zi tejet elegant. /Telegrafi/

Exit mobile version