Barku në rritje i Hailey Bieber është shfaqur plotësisht.
27-vjeçarja u fotografua duke ecur në Nobu Malibu të hënën, me një pamje elegante.
Hailey kishte veshur një bluzë të bardhë që tregonte stomakun e saj në rritje dhe xhinset blu të hapura, shkruan DailyMail.
Modelja ka veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe taka të zeza, të ulëta, me majë.
Hailey i mbajti flokët të tërhequr në një topuz dhe aksesorë me vathë të trashë, syze dielli të zeza dhe një çantë të madhe me model.
Themeluesja e “Rhode” dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber, të cilët u martuan në vitin 2018, njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në maj dhe tani po presin me padurim ardhjen e vogëlushit të tyre. /Telegrafi/