Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Baldwin, ka reaguar pas spekulimeve se ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj.
Modelja 23-vjeçare është mbrojtur nga akuzat se kishte kryer operacione plastike për të përmirësuar pamjen.
Biondja së fundmi iu përgjigj një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqej një fotografi aktuale e saj dhe një si adoleshente, teksa u shpreh se ka bërë ca ndryshime të natyrshme me kalimin e kohës.
“Ndaloni së përdoruri fotografitë që janë rregulluar nga artistët e make-upit”, tha Baldwin për postimin drejtuar asaj për ndërhyrje, i cili u kap në ekran nga një fans përpara se të fshihej.
“Unë kurrë nuk e kam prekur fytyrën time”, shtoi ajo. “Pra, nëse do të uleni dhe më krahasoni në moshën 13-vjeçe dhe pastaj në 23, të paktën përdorni një fotografi natyrale që nuk është e redaktuar”.
Shumë fansa të “Drop dhe Mic” i dolën në mbrojtje Hailyet duke e lavdëruar atë për transparencën e saj, përpara se ajo të ndante një ‘selfie’ më vonë në InstaStory.
Baldwin dhe Bieber aktualisht janë bërë një nga çiftet më të pëlqyera në Hollywood dhe tashmë shumë të hapur për publikun, për shkak të serisë së tyre “The Biebers on Watch”, ku ndajnë me fansat dhe publikun gjëra të ndryshme.
Në fillim të këtij muaji, dyshja u hapën për lidhjen që ata kanë ndërtuar përmes betejës së Bieber me depresionin dhe se si ‘njerëzit e shikojnë atë si një dobësi’. /Telegrafi/