Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të përfolura të shoubizit ndërkombëtar.
Ata gjatë ditës së sotme festojnë një vjetorin e fejesës dhe modelja i ka bërë një dedikim të bukur këngëtarit kanadez.
Ajo pohon se kurrë më parë se sikurse sot është e dashuruar në artistin dhe se zemra e saj i përket vetëm atij.
“1 vit më parë unë thashë “Po” për t’u bërë shoqja jote më e mirë për të gjithë jetën. Nuk të kam dashur kurrë më shumë se sot. Jeta bëhet çdo ditë edhe më e bukur prej teje. Zemra ime të përket ty përgjithmonë. Të mësojmë të rritemi së bashku”, ka shkruar biondina me këtë rast në llogarinë personale në Instagram.
Ajo ka marrë urime nga emra të njohur, të cilët janë miq të tyre por Justin nuk ka reaguar në asnjë moment.
Ndryshe, Bieber është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore. /Telegrafi/