Ralf Rangnick ka marrë që disa dit postin e trajnerit te Manchester United.
Trajneri gjerman do të transferojë një mesfushor qysh në afatin kalimtar të janarit dhe ai tanimë iu ka treguar drejtuesve të klubit për lojtarin që do.
Amadou Haidara është dëshira kryesore e Djajve të Kuq për repartin e mesfushës.
Mesfushori nga Mali është një njohje e vjetër për Ralf Rangnick, pasi trajneri me lojtarin kanë punuar së bashku në Salzburg dhe Leipzig.
23-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë, ka shfaqur formë fantastike këtë edicion me RB Leipzig.
Në 17 ndeshje ai ka arritur të shënoj edhe tre gola me fanellën e klubit gjerman.
“Sigurisht që Haidara është një lojtar që Ralf Rangnick e do. Nuk ka negociata tani për momentin, dhe ne po presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë shefi i Leipzig, Oliver Mintzlaff. /Telegrafi/