Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn viziton nesër Tiranën dhe Shkupin. Vizita konfirmohet nga Komisioni Evropian në një postim në uebsajtin zyrtar.
Vizita e 17 korrikut pason publikimin e rezolutës së Këshillit në qershor që vendosi të shtyjë me një vit hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Në këtë kontekst, komisioneri Hahn do të lançojë zyrtarisht punën parapërgatitore. Në Shkup Hahn do të takojë kryeministrin Zoran Zaev, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe përfaqësues të partive kryesore. Në Tiranë do të zhvillohen takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë. /Shekulli/