Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, përmes rrjeteve sociale ka uruar për votimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.
Ai thotë se kjo marrëveshje paraqet hap historik për të dy vendet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja e Prespës për të zgjidhur çështjen e emrit mes Greqisë dhe së shpejti Maqedonisë së Veriut, është një hap historik për të dy vendet, rajonin dhe Evropën në përgjithësi. Uroj liderët e të dy vendeve për kurajon dhe vizionin”, shkruan Hahn.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota “për” u miratua Marrëveshja e Prespës, për të zgjidhur çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/
The #Prespa agreement resolving the name dispute between #Greece and soon to be North Macedonia is a historic breakthrough for the two countries, the region and Europe as a whole. I applaud the leaders on both sides for their courage and vision! @Zoran_Zaev @tsipras_eu 1/4
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 25, 2019