Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në profilin e tij në Twitter e ka përshëndetur takimin në Davos mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras në lidhje me propozimet e dhëna nga ndërmjetësi i KB-së, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hahn thotë se zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë diçka pozitive për të dy vendet, rajonin dhe tërë Evropën.
“Ky takim mes Tsiprasit dhe Zaevit është lajm shumë i mirë. Tregon guxim, vizion dhe burrështetësi. Zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën”, shkruan Hahn./Telegrafi/
This meeting of @tsipras_eu and @Zoran_Zaev is very good news. Shows courage, vision and statesmanship. Solving this long-standing issue will be good for the countries, the region and #Europe. https://t.co/fandj9nkZ5
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 24, 2018