Site icon Telegrafi

Hahn sot në Shkup takon liderët e partive politike

Sot eurokomisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është raportuar se do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme dhe të energjetikës (ekonomisë) në kuadër të konferencës ”Gjashtë kuçedrat e Ballkanit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, Johannes Hahn do të takohet edhe me liderët e partive politike që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit siguruan ulëse në kuvendin e Maqedonisë.

Kjo është konfirmuar pardje për agjencinë e lajmeve AIM nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

”Komisioneri Hahn gjithashtu do të ketë biseda dypalëshe, ndër të cilat edhe me përfaqësues të të gjitha partive politike në vendin nikoqir”, ka deklaruar Kocijançiq. /Telegrafi/

Exit mobile version