Me rëndësi është të punohet në reformat prioritare urgjente për të cilat u dakordua para dy viteve që të zbatohet, ka deklaruar për Makfaks eurokomesari për fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, i cili merr pjesë në biznes forumin i cili mbahet në Triest, në kuadër të Samitit të BE për Ballkanin Perendimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkëpunimi ekonomik duhet të ndihmojë Shkupin për t’u integruar në një treg më të madh prej 20 milion njerëzve dhe këtë duhet të bëjë rajoni më tërheqës për investitorët e huaj. Kjo do të stimulojë ekonominë, do të krijojë vende pune dhe do të përgatisë vendin për anëtarësim në BE. Është e rëndësishme të punohet në prioritetet urgjente për reforma për të cilat janë dakorduar dy vjet më parë për zbatimin e tyre dhe për këtë ka një mbështetje të madhe”, tha Hahn.
Sipas tij, në interesin e përbashkët është që vendi të hapërojë në hapat e nevojshëm.
Përndryshe sot në Samitin e Triestës, kryeministri Zoran Zaev është duke kryesuar delegacionin e Maqedonisë. /Telegrafi/