Eurokomisari Johannes Hahn, mbrëmë në një intervistë me Svetllana Jovanovska në Nova Tv, ka folur për situatën politike në Maqedoni, zgjedhjet që i paraprinë si dhe punën e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pyetja e parë në intervistë që i’u parashtrua Hahn-it ishte nëse mandati i PSP-së, do të zgjatet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Hahn u përgjigj: ‘Siç thash më herët, fokusi duhet të jenë zgjedhjet, të cilat duhet të jenë të ndershme dhe transparente, të jenë të pranueshme ndërkombëtarisht. Pastaj shpresoj se qeveria e re do të formohet shpejt dhe pastaj ajo qeveria do ta prezantojë programin e saj. Kurse programui patjetër të përmbajë zbatimin e Marrëveshjes Përzhino dhe reformat urgjente me prioritet. Pjesë nga ajo është edhe hetimi i plotë dhe zgjidhje të skandaleve me përgjimet. Në këtë drejtim pres që Prokuroria Publike ta vazhdojë punën e saj, kurse gjithë kjo të jetë e vendosur në momentin e dhënë’, ka thënë ndër të tjera Hahn. /Telegrafi/