Tre ditë pas zbulimit të videove për aferën ‘Haraçi’, eurokomisionari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn komentoi ndodhitë në vend.
Ai dje u thirr nga politikania gjermane, Doric Pack që të ndërmerr diçka në rast ku janë përfshirë Katica Janeva dhe Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe gazeta italiane ‘La Verita’ i bënte thirrje Hahnit dhe Mogherinit të komentojnë ngjarjet e fundit për aferën ‘Haraçi’.
“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të zhvillohet pa ndërprerje. Sa i përket ngjarjeve të reja, është e rëndësishme që vërtetohet përgjegjësia ligjore për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ata që janë tek përgjimet ilegale. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë mosndëshkim”, shkroi Hahn.
Sipas tij, autoritetet përkatëse duhet të hetojnë të gjitha veprat penale, pa ndërhyrje, ndërsa kryesit të marrin përgjegjësi ligjore./Telegrafi/
#NorthMacedonia: the fight against high level corruption must continue uninterrupted. Concerning the latest revelations it is important to establish legal accountability for all crimes, including those arising from and surrounding the illegal wiretaps. 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) August 11, 2019
No one is above the law and there can be no impunity. All crimes must be investigated by the relevant authorities, free from any interference, and the perpetrators brought to justice. 2/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) August 11, 2019