Telegrafi

Hahn pas takimit me Pacollin: Kosova është pranë liberalizimit të vizave

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka bërë të ditur se me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin kanë diskutuar rreth rëndësisë së lëvizjes përpara, sa i përket dialogut me Serbinë.

“Zgjidhja gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme do të jetë e mirë për të gjithë rajonin”, ka shkruar Hahn, përmes një postimi në Twitter.

Sipas tij, Kosova është gjithashtu pranë liberalizimit të vizave, pasi Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile.

Takimi në mes të Hahn dhe Pacolli është zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /Telegrafi/