Komisioni për Zgjerim, Johannes Hahn, ka mirëpritur votimin pozitiv të Komiteti LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, Hahn ka thënë se tashmë i mbetet të vendos Këshillit të BE-së.
“E mirëpres votimin pozitiv të Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani varet nga Këshilli i BE-së për të vendosur. Shpresoj për një vendim të shpejtë dhe meritor dhe në favor të Kosovës”, ka shkruar Hahn. /Telegrafi/
Very much welcome positive vote of @EP_Justice on #visaliberasation for #Kosovo! Now up to @EUCouncil to decide. Hope for a quick and well-deserved favourable decision! @tfajon @EPPGroup @HashimThaciRKS @EUKosovo @eu_near
— Johannes Hahn (@JHahnEU) August 30, 2018