Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë ka vënë në dukje se, siç tha ai, nevoja për një situatë të sqaruar politikisht në Kosovë është e nevojshme për vazhdimin e dialogut.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Hahn me këtë i është përgjigjur pyetjes nëse e shihte dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nisjen e tij në Hagë dhe pastaj kthimin në aktivitete politike, si një manovër politike.
“Nuk do të ishte mirë të komentonim mbi zhvillimet e brendshme. Situata është e qartë, bazuar në njoftime të ndryshme së shpejti do të ketë zgjedhje që do të ndryshojnë situatën politike në Kosovë, e cila do të na mundësojë të rinisim dialogun. Për tango kërkohen dy persona”, citohet të ketë thënë Hahn.
Ai shprehu shpresën se të dyja palët, ashtu si gjithë të tjerët në Evropë, presin dhe se kjo të ndodhë me të vërtetë “më shpejt se sa më vonë”.
“Kështu që shpresoj se kjo do të ndodhë në shtator, siç u njoftua”, ka thënë tutje Hahn.
Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se e ka informuar komisionarin Hahn se “taktikat e Serbisë do të vazhdojnë të jenë të përqendruara në bashkëpunimin rajonal, jo në ndërprerjen e dialogut dhe se kjo është e vetmja mënyrë e mundshme për të ardhmen e rajonit”. /Telegrafi/