Telegrafi

Hahn: I kënaqur me përkushtimin e Qeverisë së re për reformat prioritare (Cicërimë)

Eurokomisioneri Hahn ka dhënë vlerësimin e parë të tij pas takimit me Kryeministron Zoran Zaev dhe kabinetin e tij qeveritar në mbledhjen qeveritare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përmes cicërimave në profilin e tij zyrtar në Twitter, Hahn thotë se kanë shkëmbyer gjëra të mira dhe të rëndësishme në lidhje me agjendën reformuese. Ai shprehet i kënaqur që në Maqedoni gjen përkushtimin e qeverisë së re në drejtim të reformave.

Hahn shpreh gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta mbështetur Maqedoninë në zbatimin e reformave urjgente dhe në kthimin në rrugën euro-atlantike./Telegrafi/