Telegrafi

Hahn: KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, është shprehur se ka besim se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.

Lajmin e bëri të ditur gazeta “Handelsblatt”, të premten.

Sipas Hahn, hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit. /tch/