Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn ka shprehur ngushëllime për familjarët e personave të vdekur nga aksidenti tragjik që ndodhi dje në rrugën Shkup-Tetovë.
“Më ka prekur thellësisht aksidenti i natës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, në autostradën Shkup-Tetovë. Ngushëllime për familjarët dhe miqtë e viktimave dhe të lënduarve”, shkruan Hahn në rrjetin social “Twitter”.
Deeply saddened by last night’s tragic accident in ?? North Macedonia #Skopje – #Tetovo highway. Our thoughts are with the families and friends of the victims and the injured. @Zoran_Zaev @Dimitrov_Nikola
— Johannes Hahn (@JHahnEU) February 14, 2019