Site icon Telegrafi

Hahn: Forcat politike në Shqipëri të punojnë për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, është takuar me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në këtë takim, Hahn, ka thënë se forcat politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe për reformat.

“Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca përpara raporteve për zgjerimin e Bashkimit Evropian në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre”, ka thënë Hahn./Ora News/

Exit mobile version