Telegrafi

Hahn flet për vizat, komenton vendimin e Komitetit LIBE

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka përshëndetur votimin e Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Bashkim Evropian, për fillimin e negociatave për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Hahn përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se ky votim është vazhdimësi e opinionit të Komisionit Evropian.

“Mirëpres vendimin e komitetit që është vazhdimësi e qëndrimit të Komisionit Evropian për nisjen e negociatave me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Në BE, Komiteti LIBE rekomandon liberalizimin e vizave me Kosovën

Dje në mbledhjen e LIBE, një shumicë prej 49 ligjvënësish ranë dakord të fillojnë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën.

Gjashtëmbëdhjetë deputetë kundërshtuan dhe një abstenoi.

Votime të ngjashme ishin mbajtur edhe në shtator të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019, por mandati për bisedime me Këshillin e BE-së është dashur të ripërtërihet pas zgjedhjeve të përgjithshme të BE-së që u mbajtën në muajin maj. /Telegrafi/