Telegrafi

“Hague Shmague”, ministri izraelit tallet me GJND-në pas urdhrit për të parandaluar gjenocidin në Gaza

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir dukur se është tallur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pasi ajo urdhëroi Izraelin të parandalonte aktet e gjenocidit kundër palestinezëve.

“Hague shmague”, ka shkruar ministri në platformën X, duke komentuar vendimin e gjykatës.

Theksojmë se GJND-ja me këtë vendim nuk urdhëroi në mënyrë eksplicite një armëpushim në Gaza.

Ajo urdhëroi Izraelin të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjen e drejtpërdrejtë të gjenocidit në Gaza.

Në një vendim gjithëpërfshirës, një shumicë e madhe e panelit prej 17 gjyqtarësh të GJND-së votuan për masa urgjente që mbulonin pjesën më të madhe të asaj që kërkoi Afrika e Jugut, me përjashtim të urdhërimit të ndalimit të aksionit ushtarak izraelit në Gaza. Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës një armëpushim të menjëhershëm.

Lexo po ashtu GJND-ja nuk e urdhëroi Izraelin ta ndalë luftën në Gaza - këto janë masat që duhet t'i ndërmarrin izraelitët

Megjithatë, gjykata urdhëroi Izraelin të përmbahej nga çdo akt që mund të binte nën konventën e gjenocidit dhe gjithashtu të sigurojë që trupat të mos kryejnë asnjë akt gjenocidal në Gaza.

Ai urdhëroi gjithashtu një përmirësim të situatës humanitare.

1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të shkaktuar shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;

2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria të mos kryejë akte gjenocidale;

3. Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;

4. Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar ndihmat humanitare;

5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi;

6. Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri. /Telegrafi/