Site icon Telegrafi

Specialja, Krasniqi akuzohet për vrasjen e atyre që nuk kishin përkrahur UÇK-në dhe personave që kishin lidhje me LDK-në

Sekretarja administrative e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka thënë se Jakup Krasniqi akuzohet për disa krime kundër popullatës civile.

Sekretarja theksoi po ashtu se Krasniqi dyshohet të ketë vrarë edhe kundërshtarë që nuk kishin përkrahur UÇK-në, duke përfshire edhe personat që kishin lidhje me LDK-në, transmeton Telegrafi.

“Dyshohet për krime në Bajgore, Llapashtice, dhe disa vendbanime në komunën e Podujevës, po ashtu në disa vende në komunën e Drenasit, në Ferizaj, komunën e Gjilanit, komunën e Gjakovës, komunë e Lipjanit, komunën e Skenderajt, komunën e Malishevës, në komunë e Klinës, në komunë e Prizrenit, në Komunën e Suharekës, dhe në Shqipërinë veriore. Krimet u kryen kundër popullatës civile, kishin në shënjestër kundërshtarët që nuk përkrahin UÇK, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me LDK-në”, tha ajo.

Seanca ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së është duke vazhduar./Telegrafi/

Exit mobile version