Telegrafi

Hadergjonaj shkakton një ndërhyrje të lehtë, por çuditërisht gjyqtari e përjashton nga ndeshja me karton të kuq ndaj Besiktasit

Në Stamboll është duke u zhvilluar derbi i qytetit mes Besiktas dhe Kasimpasas.

Pas 45 minutave të para të kësaj sfide, Besiktas kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale 1-0 falë golit të shënuar nga Mensah.

Por skuadra bardh e kaltër, Kasimpasa ka mbetur me një futbollist më pak në fushë 10 minuta pasi startoi pjesa e dytë.

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj që ishte duke zhvilluar një ndeshje të madhe është përjashtuar nga ndeshja.

Ishte sulmuesi anësor i vendasve, N’Koudou i cili u nis drejt një kundërsulmi teksa Hadergjonaj shkaktoi ndërhyrje të palejueshme nga mbrapa.

Kjo për gjyqtarin kryesor ishte ndëshkim me karton të kuq dhe Hadergjonaj u përjashtua nga ndeshja edhe pse në mediat turke po vlerësohet si shumë i lehtë ky karton i kuq.

Për Hadergjonajn ky ishte kartoni i dytë i kuq që e merr me fanellën e Kasimpasas, pasi edhe edicionin e kaluar ndaj Sivasporit ishte ndëshkuar me të kuq.

Gjithsesi vlen të përmenden se 26-vjeçari këtë edicion është njëri nga lojtarët me paraqitjet më të mira te Kasimpasa. /Telegrafi/