Në Stamboll është duke u zhvilluar derbi i qytetit mes Besiktas dhe Kasimpasas.
Pas 45 minutave të para të kësaj sfide, Besiktas kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale 1-0 falë golit të shënuar nga Mensah.
Por skuadra bardh e kaltër, Kasimpasa ka mbetur me një futbollist më pak në fushë 10 minuta pasi startoi pjesa e dytë.
Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj që ishte duke zhvilluar një ndeshje të madhe është përjashtuar nga ndeshja.
Ishte sulmuesi anësor i vendasve, N’Koudou i cili u nis drejt një kundërsulmi teksa Hadergjonaj shkaktoi ndërhyrje të palejueshme nga mbrapa.
Kjo për gjyqtarin kryesor ishte ndëshkim me karton të kuq dhe Hadergjonaj u përjashtua nga ndeshja edhe pse në mediat turke po vlerësohet si shumë i lehtë ky karton i kuq.
Për Hadergjonajn ky ishte kartoni i dytë i kuq që e merr me fanellën e Kasimpasas, pasi edhe edicionin e kaluar ndaj Sivasporit ishte ndëshkuar me të kuq.
Gjithsesi vlen të përmenden se 26-vjeçari këtë edicion është njëri nga lojtarët me paraqitjet më të mira te Kasimpasa. /Telegrafi/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1334917631695089667