Ndeshja kryesore e ditës së shtunë në elitën e futbollit zviceran është zhvilluar në Zurich.
Skuadra vendase me të njëjtin emër si qytetit, Zurich është mposhtur para tifozëve të saj nga Young Boys Bern 0:1.
Në fakt kjo ishte një përballje e futbollistëve shqiptarë mes vete, pasi tek vendasit u aktivizua Burim Kukeli si titullarë dhe luajti gjatë 90 minutave.
Ndërkohë edhe mysafirët kishin shqiptarin e tyre i cili është Florent Hadergjonaj që është titullar i padiskutueshëm dhe qëndroi në fushë gjatë 90 minutave.
Hadergjonaj u vlerësua lartë me paraqitjen e tij, derisa mori notën shtatë në këtë takim.
Pas kësaj fitore, Young Boys Bern vazhdon të jetë në pozitën e tretë në tabelë me 36 pikë, ndërkohë Zurich ndodhet në vendin e tetë me 21 sosh. /Telegrafi/