Florent Hadergjonaj vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit zviceran.
Ylli kosovar i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ka qenë titullar si gjithnjë në sfidën mes Young Boysit dhe Luganos.
Skuadra nga kryeqyteti zviceran ka shënuar fitore me rezultat të jashtëzakonshëm 7-0 ndaj Luganos duke bërë një hap të madh për pozitën e dytë që i siguron pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës ë Kampionëve.
Florenti ka qenë pjesëmarrës në tre gola në këtë ndeshje duke nisur aksionet nga këmbët e tij në golin e parë të ndeshjes dhe në të tretin.
Ndërkohë në golin e pestë Hadergjonaj ka qenë asistues direkt për Guillerme Horaun. /Telegrafi/