Site icon Telegrafi

Habiti të gjithë! Lady Gaga ‘sfidon’ gravitetin me taka tejet të larta në New York

Lady Gaga (Foto: Getty Images)

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, bie gjithmonë në sy për ekstravagancën e saj.

Së fundmi, ajo është parë në rrugët e New Yorkit, ku sërish ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj.

32-vjeçarja kishte mbledhur rrugëve të qytetit numër të madh të fansave, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

E veshur me një fustan të shkurt, ajo dukej mjaft atraktive, duke vënë në pah linjat trupore.

Lexo po ashtu Pesëmbëdhjetë truprojet më atraktivë të të famshmëve të cilët rrëmbyen vëmendjen e mediave

Mirëpo kësaj veshjeje dukjen po ia plotësonte diçka e çuditshme ,e ato ishin takat e zeza dhe shumë të larta.

Këpucë të tilla nuk janë aspak praktike për të ecur, megjithatë janë shumë në modë, dhe këngëtarja këtë herë zgjodhi të jetë ‘trendy’.

Me këto taka kaq të larta, duket sikur Lady Gaga ka sfiduar gravitetin, kjo pasi ato ishin aq të larta ,sa ia vështirësonin në masë të madhe edhe veshjen.

Përflitet se arsyeja e ndodhjes së këngëtares në New York është puna për albumin e saj të gjashtë. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: Getty Images)
Exit mobile version