Telegrafi

Habitet pas shijes së mirë, lëpinë gjalpin e kikirikëve drejt nga kavanozi (Video)

Luna është qenushja që jeton në Vermont të Shteteve të Bashkuara, që e ka shijuar në masë të madhe gjalpin e kikirikëve.

Madje, ajo e shikon e habitur pronaren, ndërsa lëpinte atë çfarë kishte mbetur në paketim, transmeton Telegrafi.

“Kishte futur tërë nofullën në kavanoz dhe po e shijonte edhe masën e fundit atë që kishte tepruar”, thuhet në përshkrimin e videos.

Pronarja nuk e kishte ditur se i pëlqen kaq shumë ky ushqim, sepse do ta përdorte edhe më parë si shpërblim, ku kryen urdhrat si duhet.

“Kështu e gjej edhe unë vetën, të humbur në gjalpin e kikirikëve”, ishte një prej komenteve të shumta, për filmimin që është bërë viral. /Telegrafi/