Foshnjat gjithmonë gjejnë metoda të ndryshme për të ikur nga shtrati për të vazhduar lojën me bashkëmoshatarët apo më vëllanë dhe motrën.
Dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë e një foshnje shumë inteligjente, transmeton Telegrafi.
Vajza 22-muajshe Ella nga Teksasi vazhdimisht arrinte të dilte nga dhoma e gjumit më saktësisht nga shtrati i thellë që të luante me vëllanë e madh, dhe kjo e brengoste nënën e saj që assesi nuk mund ta kuptonte se si po ia del, transmeton Telegrafi.
Kështu nëna e saj Becca, 32-vjeçe, vendosi të instalojë një kamerë në dhomën e Ellas, e cila sapo e kupton që nëna nuk është aty vihet në aksion – nxjerr nga shtrati gjitha lodrat, çarçafët dhe jastëkët e batanijet për t’ia lehtësuar punën.
Ajo mbeti e habitur kur pa të bijën që bënte çmos që të shkoj në dhomën e vëllait 3-vjeç Luke, duke përdorur gjësendet si shkallë të drurit ashtu siç veprojnë edhe të rriturit.
Për shkak të këtij veprimi vogëlushja po cilësohet si një vajzë shumë inteligjente, ndërsa pamjet e publikuara në internet nga e ëma janë bërë virale në internet. /Telegrafi/