Këngëtarja e njohur Soni Malaj është shquar gjithmonë për vokalin e saj dhe këngët e veçanta.
Vite më parë, ajo ishte e martuar me balerinin italian, Mirko Lucareni, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Ana.
Ndërsa tash e sa kohë, ajo ka treguar se është në një lidhje tjetër dhe se e shijon romancën me personin që ka në krah.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një intervistë për “Pop Culture” ku ka rrëfyer shumëçka nga karriera e saj.
Ndër të tjerash, ajo nuk la pa përmendur edhe kohën kur këndonte në grup, ngase karrierën e kishte nisur si një nga solistet e “Spirit Voice”.
Këngëtarja habiti kur tregoi gjithashtu se në kohën kur grupi u shpërbë, ajo kishte kaluar dy muaj depresion.
E njëjta tregoi me dhimbje se në atë kohë nuk i lejohej të kishte të dashur, dhe se ndarjen nga grupi e kishte përjetuar shumë keq. /Telegrafi/