Endrik Beba është banori më i ri i Big Brother VIP Albania 3.
Këngëtari shqiptar iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri në spektaklin e fundit bashkë me modelen Françeska Murati.
Banorët e rinj kanë biseduar mëngjesin e sotëm (e mërkurë), teksa kanë zbuluar më shumë për veten.
Artisti i njohur tregon ngjarjen interesante se si u njoh me bashkëshorten e tij.
“Unë dhe gruaja ime jemi njohur në varrim”, tha fillimisht ai.
Beba në anën tjetër tha se ajo i ishte afruar dhe e kishte pyetur: “Mos je diplomat”.
I njëjti thotë se më pas ka pasur takime të tjera, për t’u njohur më mirë.
Endrik ndryshe në vitin 2015 pati një histori dashurie edhe me modelen Sara Gjordeni. /Telegrafi/